Artikelsprache: Albanisch - Përkujdesja shpirtërore myslimane në ‚Inselspital Bern‘ Ndërhyrja në krizë dhe individi njerëzor janë në fokus

Ndërkohë që më përpara për pacientet dhe pacientët myslimanë të hospitalizuar në Inselspital është kujdesur një imam në mënyrë vullnetare, prej tani kujdeset një përkujdesës shpirtëror  mysliman i kualifkuar për dëshirat dhe nevojat e tyre. 

Zeadin Mustafi flet gjermanisht, shqip, maqedonisht dhe turqisht. Shqiptari i lindur në Maqedoninë e Veriut ka studiuar Teologjinë islame në Turqi si dhe Pedagogjinë islame në qytetin e Vjenës.
Si një përkujdesës shpirtëror i kualifikuar, duke punuar me një masë 10 %, ai është përgjegjës për fushat e intervenimit në raste krizash, për shoqërimin final gjatë procesit të vdekjes dhe për çështjet e pacienteve dhe pacientëve dhe të afërmve të tyre, shumica e të cilëve janë me origjinë nga Kosova, Maqedonia ose Shqipëria.
Inselspital është spitali i parë në Zvicër, i cili ofron përkujdesje shpirtërore myslimane në kuadër të një vendi pune të rregullt. Paraprakisht filloi me një sasi të vogël të kohës së punës. Megjithatë, përvoja na tregon se kërkesat dhe nevoja për përkujdesjen shpirtërore myslimane është në rritje e sipër. Kjo gjithashtu për faktin se numri i pacienteve dhe pacientëve myslimanë në Inselspital është dyfishuar në vitet e fundit.

Duke parë këtë zhvillim, ajo që nevojitet këtu është një person, i cili e kupton besimin dhe domethënien e ritualeve fetare dhe aspektet kulturore të këtyre grupeve të popullsisë, i cili më tej mund edhe të komunikojë në gjuhën e tyre përkatëse. Nisur nga fakti se bëhet fjalë për një vend pune të rregullt, mund të garantohet se përkujdesësi shpirtëror i njeh edhe bashkëpunëtorët si dhe klinikat.
Gjatë bisedave, që zhvillohen në kuadër të përkujdesjes shpirtërore, shpesh herë janë në fokus gjendja e vështirë shëndetësore e pacienteve dhe pacientëve si dhe frika lidhur me të, por edhe ndjenjat që kanë ato në këtë gjendje – pavarësisht nga çështjet, që kanë të bëjnë me besimin.
Kjo është arsyeja pse i tërë ekipi i përkujdesjesë shpirtërore / Ekipi-Care ndjek një koncept mbikonfesional. 
Kjo do të thotë se përkujdesësit shpirtëror nuk janë të punësuar në kisha dhe se oferta e ndihmës dhe e bashkëbisedimit nuk është e ndërlidhur me përkatësitë e veçanta fetare. Me përjashtim nëse kjo kërkohet shprehimisht nga pacientja ose nga pacienti.

Për këtë arsye, Zeadin Mustafi është gjithmonë një partner i rëndësishëm i kontaktit, gjithashtu si ndërmjetës midis Infermierëve, pacientëve dhe të afërmve të tyre.

Së fundmi, shkalla e lartë e ndjeshmërisë dhe sensibilitetit së profesionistëve mjekësorë dhe stafit infermieror në trajtimin e ndjeshëm ndaj kulturës së pacienteve dhe pacientëve myslimanë dhe të afërmve të tyre, është një sukses i trajnimeve të tij përkatëse që i ka ofruar personelit mjekësor dhe infermieror.

Sidoqoftë, veçmas tani, të gjendur në mes të pandemisë së coronës, paraqitet si sfidë e madhe t'iu përcjellet të afërmve të pacienteve dhe pacientëve të sëmurë rëndë ose madje atyre që janë në prag të vdekjes, se koha e vizitave dhe numri i vizitorëve, veçanërisht në repartet e kujdesit intensiv, duhet të jenë të kufizuara.
Prania dhe bashkëbisedimi me Zeadin Mustafin, i cili që nga 1 dhjetori 2019 ka marrë përsipër punën e tij, mund të sjellë një lehtësim të caktuar për të dyja palët dhe të promovojë mirëkuptimin e ndërsjellë.

Për shkak të rregullimit të përshkruar kohor të z. Mustafi, kontakti të bëhet përmes numrit të telefonit +41 31 632 23 71 ose përmes centralit telefonik 111 (shërbimi kujdestar i përkujdesjes shprtërore)

Schreibe einen Kommentar

×
Sie müssen die Datenschutzbedingungen akzeptieren.